KQZ i hoqi mandatin Belerit, Ministria e Jashtme greke: Duhen marrë menjëherë masa! Të lejohet të…

2 months ago 24
Reklamë

Me tone të ashpra, Ministria e Punëve të Jashtme greke ka komentuar lajmin për shkarkimin e Fredi Belerit nga posti i kryetarit të Bashkisë së Himarës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryetarit të Bashkisë Himarë përbën një praktikë të re dhe përfundimin e parashikuar të një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit të së drejtës”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.

Gjithashtu, ministria kërkon nga autoritetet shqiptare të marrin “të gjitha masat e nevojshme për të lejuar menjëherë Belerin, tashmë anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Plenari i tij më 16 korrik në Strasburg”.

Read Entire Article