Moska ka lëshuar një urdhër-arresti për vëllain e Alexei Navalny, opozitari rus që vdiq në rrethana të paqarta në qeli.
Ministria e Brendshme e Rusisë njoftoi se Oleg Anatolyevich Navalny kërkohet sipas një neni të Kodit Penal dhe është bërë pjesë e listës të personave të shpallur në kërkim nga autoritetet.
Lexo edhe :
Related Posts
Oleg është përballur me akuza penale në të kaluarën. Ai u vu në listën e të kërkuarve në vitin 2022 për shkak të një tubimi ku mori pjesë për të protestuar kundër arrestimit të vëllait të tij në vitin 2021. Më pas ai u akuzua për shkelje të rregullave të koronavirusit.
Nga ana tjetër, Putin akuzohet për urdhërim të vrasjes së rivalit të tij, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në qeli. Ndërkohë, trupi i pa jetë sipas autoriteteve do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga vdekja e tij, autoritetet kanë refuzuar çdo kërkesë dhe përpjekje të familjes së të ndjerit për të tërhequr trupin./vizionplus.tv/