Kreu i AMP vizitë zyrtare në SHBA, në fokus diskutimet për reformën në drejtësi

2 months ago 35

Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) përfundoi udhëtimin e tij në SHBA me një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP.

Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani u takua me drejtorin e ICITAP Gregory Ducot dhe stafin e lartë për të diskutuar mbi progresin mbresëlënës të AMP dhe ndikimin e saj pozitiv në reformën në drejtësi në Shqipëri.

Z.Ducot vlerësoi partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit./vizionplus.tv

Read Entire Article