Krimi që tronditi Durrësin, si e vrau djali babain për 75 milionë lekë dhe trillimi që krijoi për të fshehur ngjarjen (DETAJET)

2 months ago 60

Ngjarja që u zbulua ditën e djeshme, ku Enver Balla 62-vjeç u gjet i pajetë në një pus tronditi gjithë opinionin publik. Arsyeja e kësaj tronditje ishte se autori i ngjarjes së rëndë ishte pikërisht djali i vogël i tij, Esmerald Balla 30-vjeç.

Ky i fundit, e kishte vrarë babain e tij rreth 20 ditë më parë me armë dhe më pas e kishte hedhur trupin e pajetë në një pus pak metra larg shtëpisë, në mënyrë që të fshihte gjurmët. Ndërkohë që një ditë para se të gjendej trupi i pajetë i viktimës, djali kishte bërë denoncimin në polici, duke thënë se babai i tij ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur, dhe si për të vërtetuar këtë, ai kishte nxjerrë edhe një sms nga rrjeti social Instagram.

Lexo edhe :

Related Posts

Aty 30-vjeçari kishte treguar mesazhin e një gruaje të panjohur që shkruante se familjarët nuk duhet ta kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime me të.

Kasaforta, shkaku i vrasjes

Viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetëra, ndërsa çelësin e mbante me vete.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.

Në momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen. Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar.

Zbulimi i ngjarjes

Pai e vrau dhe fshehu trupin e babait, Esmerald Balla ka shkuar në polici dhe ka denoncuar humbjen e babait. Kjo nuk i ka bindur hetuesit të cilët kanë përgjuar bisedat telefonike të 30-vjeçarit dhe kanë zbuluar ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin dhe pretendon se ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Tragjedia për familjen Balla

Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Vajza e të ndjerit, njëkohësisht motra e autorit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë përmes një postimi në Facebook. Mes rreshtash, ajo shkruan se ende nuk ka marrë veten nga humbja e nënës, e cila ishte ndarë nga jeta disa vite më parë.

Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.

Lidhja me ngjarjen e Pëllumb Metës

Si në rastin e Pëllumb Metës ashtu dhe në atë të Enver Ballës, paratë dhe pronat janë bërë shkak që ata të eliminohen nga fëmijët e tyre, për të vijuar më tej me historinë e zhdukjes së trupit dhe më pas telefonatë policisë për ndihmë.

Në 13 shkurt të këtij viti djali i madh i familjes Meta në Shënavlash denoncon në polici zhdukjen e papritur të babait. Dhe pas disa ditësh kërkimi trupi i Pëllumb Metës gjendet i varrosur në kasollën pas shtëpisë. Fillimisht fajin e morën përsipër dy vëllezërit të cilët thanë se e vranë babain pasi donte të fejonte motrën e tyre të vogël Gertën pa dëshirë.

Por kjo pistë ra, dhe më vonë u mësua se në lojë ishin disa dynym tokë që vlenin mijëra euro, për të cilin Hyseni kishte bërë fjalë me babain për t’i shitur, por kur ky i fundit e kishte kundërshtuar, u qëllua me plumba. Një ngjarje e mbetur ende mister dhe që vijon të hetohet edhe për arsyen se edhe vajza Gerta Meta pretendon se qëlloi ajo ndaj babait dhe se dy vëllezërit e ndihmuan për të zhdukur trupin.

Ishin kamerat rrugore ato të cilat treguan se si dy vëllezërit Meta larguan nga banesa makinën e babait të tyre dhe më pas denoncuan në polici zhdukjen e tij.

E njëjta histori u përsërit edhe diotën e sotme pas bërjes publike të ngjarjes tragjike. Esmerald Balla kishte “thurur” skenarin e ngjarjes, pasi në mënyrë që të zhdukte gjurmët, ka kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se kishte humbur kontaktet me të.

Read Entire Article