Kthehet ilegalisht në Itali, kërcënon dhe sulmon oficerët, arrestohet shqiptari

2 months ago 29

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte kthyer ilegalisht në vendin fqinj.

Efektivët e patrullës, gjatë një kontrolli rutinë në Viale Italia, kanë vënë re një person me biçikletë, i cili po vepronte në mënyrë të dyshimtë, duke parë vazhdimisht përreth.

Sapo i pikasi oficerët, shqiptari tentoi të hynte në një lokal aty pranë, por u bllokua menjëherë nga oficerët.

Ai sulmoi dhe kërcënoi efektivët, të cilët u detyruan ta çonin në komisariat për kontrollet e nevojshme.

Pas hetimeve rezultoi se shqiptari kishte precedent të shumtë penalë dhe ishte dëbuar nga Italia në vitin 2022.

Ai u arrestua për rihyrje të paligjshme në territorin e shtetit italian dhe për dhunë, kanosje dhe rezistencë ndaj një funksionari publik./vizionplus.tv

Read Entire Article