Policia e Krujës, ka arrestuar një 50-vjeçar i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Territor i pastër”, policia ka vijuar kontrollet në terren.
Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë./vizionplus.tv