Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi kundërshtuan me forcë uniformat blu. Policia njofton se ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”.
“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht: I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali; M. B., shtetas maroken, banues në Itali; M. M., shtetas italian, banues në Itali”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, lidhur me këtë ngjarje janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të tjerë.
“A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali; S. P., lindur dhe banues në Sarandë; A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali”, njofton policia.
Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve./vizionplus.tv