Ky është 31-vjeçari që u vra nga shoku i ngushtë në Dhërmi, policia ende nuk i ka gjetur trupin

5 months ago 59

Ky që shihni në foto është 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, i cili u vra në një hotel në Dhërmi nga miku i tij Gerald Shehu, 43-vjeç.

31-vjeçari u raportua fillimisht i humbur nga vetë stafi i hotelit, popr pas hetimeve të policisë rezultoi se i ishte vrarë dhe më pas trupi i tij ishte zhdukur.

Më herët burime për Vizion Plus bënë me dije se policia po vijon kërkimet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit, pasi atje dyshohet se mund të jetë hedhur.

Ndërkohë autori i ngajrjes Gerald Shehu fillimisht u arratis në Korfuz, por më pas u arrestua në aeroport ndërsa po tentonte të largohej drejt Anglisë.

Viktima dhe autori kishin pak kohë që ishin kthyer nga Anglia, dhe kishin plane për të filluar biznes sëbashku.

31-vjeçari prej pak ditësh kishte nisur punë si recepsionist në hotelin e vjehrrës së autorit të ngjarjes.

Read Entire Article