Lamine Yamal, i cili sot fryn 17 qirinj në tortën e ditëlindjes, ka dhënë një intervistë për Marca-n pak orë para finales së madhe të Euro 2024 me Anglinë, ku ka zbuluar ndër të tjera se Kylian Mbappe i ka kërkuar fanellë pas finale të gjysmëfinales mes Spanjës dhe Francës.
Fëmija mrekullibërës i Barcelonës dhe futbolliti spanjoll po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti të moshës së tij, duke qenë fytyra kryesore e kompeticionit të këtij viti. Në moshën 16 vjeç e 362 ditë, ai arriti të bëhej golashënuesi më i ri në histori të turneut.
Pyetja, klasike, i bëhet çdo fëmije, ndonëse jo nga të panjohurit: “Të shtunën, një ditë para finales, do të mbushësh 17 vjeç. Çfarë dhuratë kërkon?” – e pyetën gazetarët Yamal-in.
“Tashmë i kam thënë mamit të mos më dhurojë asgjë për ditëlindjen time. Të luaj në finale dhe të fitoj ndeshjen do të jetë e mrekullueshme. Kjo është dhurata ime! Siç e thashë që në fillim, qëllimi ynë është të fitojmë këtë Kampionat Europian. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë kupën në Spanjë”, tha ai. /vizionplus.tv