Largohet kreu i Inteligjencës së Forcave të Armatosura në Izrael

4 months ago 28
Reklamë

Zhvillime të reja nga Izraeli. Mediat e huaja raportojnë se kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Forcave të Armatosura të Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral Aaron Haliva ka dhënë dorëheqjen.

Ai do të largohet nga posti i tij, mënjeherë pasi të emërohet pasardhësi i tij, njoftuan sot përmes një deklarate nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Vitin që lamë pas, gjeneral Haliva mori përsipër përgjegjësinë për dështimet e inteligjencës që lejuan sulmin e Hamasit në 7 tetor mbi Izraelin .

Në letrën e dorëheqjes, Haliva shprehet se “Shërbimi Informativ nuk iu përgjigj detyrës që i ishte ngarkuar. Gjatë gjithë detyrave të mia e dija se me pushtetin vjen përgjegjësi e rëndë”.

Gjithashtu ai kërkon ngritjen e një komisioni shtetëror hetimor, “i cili do të jetë në gjendje të hetojë dhe të përcaktojë në mënyrë të plotë, të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të saktë të gjithë faktorët dhe kushtet që çuan në ngjarjet e vështira” të tetorit./vizionplus.tv/

Read Entire Article