Lazio mund Romën në derbi, siguron biletën për në gjysmëfinale

8 months ago 28
Reklamë

Ka mjaftuar vetëm një gol për Lazion në derbin me Romën, që të presë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ku të dyja skuadrat kanë patur raste të pakta shënimi.

Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë të takimit, Matias Vecino fitoi penallti në të 47-tën minutë, 11-metërsh i cili u shndërrua në gol nga Zaçagni.

Elseid Hysaj e nisi nga stoli ndeshjen, ndërsa në krahun tjetër, në pankinë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili mungonte prej kohësh për shkak dëmtimi.

​/Vizionplus.tv/

Read Entire Article