Lëvizi automjetin nga dogana e Kakavijës pa paguar detyrimet, arrestohet një 59-vjeçar

8 months ago 37
Reklamë

Një 59-vjeçar i cili ka lëvizur makinën nga vendparkimi i zonës doganore PKK Kakavijë pa autorizim dhe pa paguar detyrimet është arrestuar.

59-vjeçari P.T nga fshati Kurjan të Fierit më datë 7 janar ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavijë pa leje dhe nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article