Efektivët e policisë duhet të deklarojnë nëse kanë pasur apo jo kontakte me persona të inkriminuar.
Për këtë, atyre u është vënë në dispozicion formulary i dytë i siguruar nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, që duhet të plotësojnë dhe të tregojnë të dhënat personale dhe nëse kanë komunikuar me personazhe të krimit në mënyrë direkte ose përmes teknologjisë dhe nëse kanë pranuar ose jo dhurata dhe favore të tjera.
Çdo efektiv që vërtetohet se ka gënjyer do përjashtohet nga radhët e policisë.
Ky është formuari i dytë për policinë pas atij të vetëdeklarimit për aplikacionet Sky dhe Encrochat
Formularët erdhën pas dosjes metamorfoza ku dolën në pah lidhjet e policisë, drejtuesve të uniformave blu, shefave të komisariatit etj në lidhur me personazhe të botës së krimit dhe favoret që ata kishin përfituar për të dekonspiruar operacionet policore./vizionplus.tv