Lirohen 4 pengjet izraelite në Gaza, Netanyahu: Nuk do të ndalemi deri sa ti kthejmë të gjithë në shtëpi

5 months ago 24

Pas 8 muajsh luftimesh te ashpra mes Telavivit dhe Hamasit , ushtria izraelite ka arritur të shpëtoj 4 pengje, të cilët u rrëmbyen  të shtunën e 7 tetorit nga festival i muzikës Nova.

Kjo foto prekëse e cila po bënë xhiron e rrjetit tregon momentin kur babai takon i përmalluar të bijen e tij

Të shpetuarit jane 25 vjecarja Noa Argamani,21 vjecari  Almog Meir Jan,27 vjecari Andrei Kozlov si dhe 40 vjecari Shlomi Ziv.

Ata u liruan  nga nje operacion i perbashket mes Autoritetit të  Sigurise izraelite dhe policise  në Gazen Qëndrore.

Mediat vendase bejne me dije se gjendja e tyre shendetesore eshte e mire por jane transferuar ne  një qender mjekesore per ekzaminime te metejshme.

I menjehershem ka qënë edhe reagimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

““Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Nuk  do të heqim dorë derisa të përfundojmë misionin dhe të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet  të gjallë dhe të vdekur”, u shpreh kryeminsitri izraelit Benjamin Natnyahu.

Ndërkohe  edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes  e pershendeten lirimin e pengjeve. Ndërsa  Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar  operacionin ushtarak  te forcave izraelite  ne Gazen qendrore  qe ai e cilesoi   një masaker te pergjakshme. Sipas hamasit rreth 210 persona kane mbetur te vdekur nga shkembimi i zjarrit gjate dites se sotme.

Read Entire Article