Prokurorët e SPAK dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, e njohur ndryshe edhe si makina e së vërtetës.
Nuk dihet ende se cilët prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH do të kalojnë këtë testim.
Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se tashmë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që t’i vendoset në dispozicion një makineri e tillë nga organet e tjera ligjzbatuese që e kanë në zotërim.
Testi i së vërtetës do t’i nënshtrohet disa prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së për të provuar nëse ata kanë kontakte me persona të skeduar me krimin, ose nëse kanë bashkëpunuar për nxjerrjen e sekreteve hetimore.
Poligrafi është testimi që zbulon të vërtetën në bazë të ndryshimeve të parametrave truporë të personit që i nënshtrohet një testi të tillë. Ndryshime që kanë të bëjnë me presionin e gjakut, djersitjen, pulsin, apo ankthin që një person shfaq në momentin që thotë fakte të rremë./vizionplus.tv/