6 ushtarakë të repartit të Vaut të Dejës kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhin në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, shumë pranë Dajçit.
Sipas të dhënave paraprake mjeti ku udhëtonin ushtarakët, i cili drejtohej nga shtetasi B.N. është përplasur me autobotin e drejtuar nga N.P.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 ushtarakët që ndodheshin në mjetin e ushtrisë dhe që po udhëtonin drejt Mirditës, në një mision për shuarjen e flakëve që kanë rënë në disa fshatra të kësaj zone.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia ndodhet në vendngjarje.
/a.r