Maliqi ka një histori të trashëgimisë arkeologjike si të asnjë rrethi tjetër të vendit duke filluar nga epoka e neolitit, eneolitit, bronzit dhe hekurit. Në këtë bashki ndodhen vendbanime prehistorike në Podgorie, Vashtemi, Maliq e Sovjan ashtu siç ka 6 kala që të periudhave të ndryshme.
Por, me gjithë këtë histori, Maliqi ka mbetur i pa vizituar nga turistët vendas e ne veçanti ata të huaj, kjo për shkak të mosnjohjes së këtyre vlerave arkeologjike dhe historike.
Juristja Brizida Gjikondi së bashku me një grup të rinjsh nga fshati Kolanec kanë marrë përsipër të bëjnë të ditur nëpërmjet një ekspozite me fotografi dhe objekte arkeologjike të gjitha sitet e kësaj krahine, për të tërhequr turistët.
Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu thotë se vazhdimisht janë paraqitur projekte për të gjitha këto vende por, për shkak të mungesës së fondeve, nuk janë kthyer të vizitueshme. Bashkia ka projekte të shumta përfshi dhe atë të muzeut të palafiteve, por edhe në këtë rast duhet mbështetje nga ministria e linjës
Në krahinën e Maliqit janë 12 site arkeologjike, ku më i rëndësishmi edhe për ekspertët është ai i Sovjanit./vizionplus.tv