Manchester City kërkon zëvendësuesin e De Bruyne, 60 milionë euro për yllin spanjoll

1 month ago 42
Reklamë

Manchester City po synon të blejë për yllin e RB Leipzig, Dani Olmo dhe planifikon të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milion euro deri të martën.

Sipas Gianluca Di Marzio, City synon të nënshkruajë me Olmon dhe është i vetëdijshëm se klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë euro skadon të martën. Spanja luan me Anglinë në finalen e Euro 2024 të dielën në mbrëmje dhe raporti pretendon se kampionët e Premier League planifikojnë të aktivizojnë klauzolën e tij pas përfundimit të turneut.

Olmo mund të zëvendësojë Kevin De Bruyne në Etihad Stadium. Futbollisti belg ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite dhe City thuhet se është i gatshëm ta lejojë atë transferim, me kusht që të marrin një tarifë prej 50 milion paund. /vizionplus.tv

Read Entire Article