Shfaqja “Marmelladov”, shkëputur nga kryevepra ruse “Krim dhe ndëshkim” e Fyodor Dostoevskyt çel siparin e shfaqjeve në kryeqytet. Me regji të Xhino Musollarit, ngjarje të viteve 1866 vijnë të reflektuara mbi të njëjtin subjekt dhe situata por të përshtatura përmes së tashmes.
“Shfaqja trajton një katalog plagësh të shoqërisë ruse të asaj kohe, të cilat fatkeqësish kanë qenë dhe janë aktuale dhe po ashtu e ardhmja nuk është shumë premtuese. Por me rëndësi është që të merret një mesazh prej secilit spektator dhe të merret e të reflektohet mbi atë që trajtohet në shfaqje.”
Vepra ballafaqon jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së të gjitha kohërave ku secili karakter dramatik bart ideologji që sjellin transformim rrënjësor në rrafshin personal e për pasojë avancimin, shpeshherë edhe degradimin e shoqërive.
“Problemet që përpiqet te ngrej personazhi nuk janë individuale, personale. Vetëm personazhi është amalgam e një sërë problemesh që ka shoqëria.”
Kjo shfaqje vjen si prodhim i Fondit të Teatrit për te rinj ndaj për aktorët mbetet sfidë dalja para publikut.
“Sigurisht që është një festival që ne të rinjve na jep jetë që përtej të gjithëve t’i tregojmë spektatorit që dhe ne të rinjtë jemi premtues për të ardhmen siç kanë qenë brezi i kaluar që është rritur spektatori.”
“Marmelladov” do të ngjitet në skenën e teatrit metropol nga sot në mbrëmje deri më datë 8 shtator./vizionplus.tv