Mashtronin qytetarët për viza në SHBA përmes projekteve, nën hetim zyrtarja e Ministrisë së Arsimit dhe një grua tjetër, u kontrollohen banesat

5 months ago 21

Policia ka reaguar në lidhje me një rast mashtrimi, të bërë publike nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Në një njoftim për media, policia bën me dije se një zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe një grua tjetër janë vënë nën hetim, pasi mashtronin qytetarët për bursa dhe mundësi studimi në SHBA.

Sipas bluve, është ushtruar edhe kontroll në banesat e tyre.

Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA.  

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.  

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24””, njofton policia.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi./vizionplus.tv

Read Entire Article