Në vitin 2013, përpara se të nënshkruante për AS Monaco, Kylian Mbappé ishte në prag të bashkimit me Stade Malherbe Caen, një ekip që aktualisht luan në divizionin e dytë të futbollit francez. Tani, njëmbëdhjetë vjet më vonë, ylli i ri i Real Madridit mund ta blejë klubin francez si pronë, pasi doli në ankand.
Ky projekt do të realizohej përmes kompanisë KM7, e drejtuar nga Fayza Lamari, nëna e yllit të futbollit.
“Ata (familja e tij) janë në procesin e blerjes së klubit”, shpjegoi Daniel Riolo, një gazetar dha lajmin në programin After Foot në radiostacionin francez RMC për planet e klanit Mbappé.
Kështu, ylli francez, i cili do të shohë ëndrrën e tij të realizohet të martën e ardhshme, më 16 korrik, kur të dalë në Santiago Bernabéu në orën 12:00 për një prezantim unik në botën e futbollit, do të hartonte një plan veprimi për t’u bërë pronar i një klubi. /vizionplus.tv