Marrëveshja e Mbappe me Real Madridin është një “sekret i hapur” dhe deklarata të reja e konfirmojnë lajmin e transferimit. “Footmercato” raporton se presidenti i klubit, Florentino Perez, tashmë ka njoftuar disa lojtarë të Realit se marrëveshja është përfundimtare.
Siç raportohet nga faqja franceze, gëzimi i Perez ishte aq i madh për finalizimin e marrëveshjes, saqë ai ua pranoi disa anëtarëve të ekipit të këtij viti.
Nga ana e tyre, Paris Saint-Germain duket se tashmë është pajtuar me idenë dhe po bën plane për të “ndërtuar” një ekip që nuk do të përfshijë Mbappe. /vizionplus.tv