Mbyllja e zyrave paralele serbe në veri, Policia e Kosovës tregon çfarë sekuestroi

2 months ago 34

Policia e Kosovës njofton se ka përfunduar operacionin policor në veri për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale.

Objektet që u mbyllën janë zyra e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, Komuna ilegale e Mitrovicës, Komuna ilegale e Zveçanit, Zubin Potokut dhe ajo e Leposaviqit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë operacionit ka gjetur dhe sekuestruar një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishekë, dy thika.

“I tërë operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, përderisa ka përfunduar në orët e mbrëmjes pa ndonjë incident apo rast për tu veçuar, ndërsa procedurat e mëtejme hetimore do të vazhdojnë nga njësitet relevante policore nën autorizimin e prokurorisë kompetente.

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi vendimeve të institucioneve dhe ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës”, thuhet në informacionin e bërë publik nga policia.

Read Entire Article