Me gomone nga Franca për në Angli, humbin jetën 4 emigrantë

2 months ago 30
Reklamë

Rreth 4 persona kanë humbur jetën pranë Boulogne-sur-Mer në bregun verior të Francës ndërsa përpiqeshin të kalonin në MB.

Mediat e huaja raportojnë se në gomone ndodheshin 67 persona, të cilët dyshohet se vinin nga Lindja e Mesme.

63 prej tyre u shpëtuan nga një operacion i policisë detare me varka dhe helikopterë, ndërsa trupat e 4 personave u nxorrën të pajetë nga uji.

Kjo nuk është hera e parë që emigrantët e paligjshëm tentojnë të kalojnë kanalin francez duke rrezikuar jetën, për një të ardhme më të mirë në Britani.

Mes emigrantëve që zgjedhin të njëjtën formë largimi, janë edhe shqiptarët./vizionplus.tv

Read Entire Article