“Më rrezikohet jeta sepse ajo është e martuar me…”, kërcënoi gruan, Gjykata e Tiranës vendos ta ekstradojë në Egjipt, 46-vjeçari kundërshton

7 months ago 38
Reklamë

Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë në egjipt Tamer Abdulshafi, 46 vjeç. Ai kërkohet se kanosi bashkëshorten e tij dhe përmes rrjeteve sociale dhe denigroi atë. Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se gjatë seancës me dyer të mbyllura të mbajtur  nga gjytari Taulant Banushi, Abdulshafi kërkoi të mos i dorëzohej Egjiptit.

“Më rrezikohet jeta atje sepse gruaja ime është martuar me një sheik” njëherazi ministër i kurorës në Kuvajt. Ai ka pushtet dhe do më rrezikojë jetën”, tha 46 vjeçari.

Top Channel

Read Entire Article