“Me shpirtin e garës arritëm dy herë në Evropian”, pasi e “masakruan” në rrjet, banderolë mbështetëse për Hysajn para ndeshjes me Kroacinë

3 months ago 19
Reklamë

Një banderolë në mbështetje të mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj është shpalosur në Shkodër.

“Me shpirtin e garës arritëm dy herë në Evropian”, shkruhet në banderolën ku është e stampuar edhe fotoja e Hysajt.

Hysaj u përball me kritika të shumta në rrjet, pas humbjes përballë Italisë më 15 qershor.

Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barella, ndërsa Hysaj duket që shmang topin dhe largon kokën.

Gjithashtu në banderolë shkruhet:  Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë.

Kujtojmë që në sfidën me Italinë, goli i parë u shënua nga Nedim Bajrami në sekondën e 23-të. Ky gol hyri në hisorinë e Kampionatit Evropian pasi është goli më i shpejtë i shënuar në një Kampionat./vizionplus.tv

Read Entire Article