Media britanike: Autoritetet gjermane parandaluan një sulm terrorist para finales së Euro 2024

1 month ago 28
Reklamë

Gazeta britanike “Sun” ka zbuluar se forcat speciale gjermane arritën të parandalojnë një sulm të ISIS, pak para finales së Euro 2024 në Berlin, më 14 korrik.

Sipas përfaqësuesit të Policisë së Berlinit, autoritetet arrestuan tre të dyshuar, pas frikës se sulmi do të ndodhte në zonën e tifozëve anglezë në “Breitscheidplatz”.

Police stopped ‘ISIS terror plot’ ahead of England’s Euro 2024 final in Berlin after a series of raids which saw three suspects detained https://t.co/8YCtvBlGUw

— Mail Sport (@MailSport) July 21, 2024

Në fakt, policia kishte kryer një sërë bastisjesh të koordinuara në Potsdam, në kërkim të pesë burrave që ishin mbështetës të njohur të ISIS.

Tre të dyshuarit, të cilët ishin nën vëzhgim në ditët para finales, u arrestuan dhe më pas u liruan, pas një hetimi përkatës.

Read Entire Article