Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen si president i Francës pas dështimit të partisë së tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Kjo është raportuar nga Europe 1, duke cituar burime të afërta me Macron.
Sipas tyre, presidenti francez dhe rrethi i tij po diskutojnë seriozisht këtë opsion për të përmirësuar shanset e partisë së tij në zgjedhje për të “treguar se ka marrë një vendim të guximshëm”.
“Dorëheqja e presidentit nuk është tabu, sot duhet të parashikojmë të gjithë skenarët. Ai është gati të sakrifikojë fundin e mandatit të tij pesëvjeçar”, tha një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit.
Në rast se ai jep dorëheqjen, Macron nuk do të mund të kandidojë sërish për president, pasi ky është mandati i tij i dytë. Edhe pse dorëheqja, sipas burimeve pranë presidentit, mbetet në tavolinë, ajo nuk është “opsioni më i preferuar”. /vizionplus.tv