Mediat e huaja “jehonë” Metës , nënvizohet se ish Presidenti është vënë në pranga nga drejtësia e re për korrupsion

6 hours ago 17

Arrestimi i Ilir Metës ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat ndërkombëtare.

Në faqe të para të tyre, tregohet në detaje arrestimi i Metës, si-ish president dhe ish kryeministër si dhe poste të tjera të larta që Meta ka mbajtur në vend për gjatë viteve.

“Ish president ii Shqipërisë Ilir Meta është arrestuar për pastrim parash”– shkruan Washington post.

 “Meta po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale”– raporton media amerikane ABC News.

Ndërsa Associated Press thekson se korrupsioni ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit.

Mediat e huaja i bëjnë jehonë edhe organeve të reja gjyqësore të cilat janë ngritur me mbështetjen e  Bashkimit Europian dhe SHBAve dhe që kanë vënë përpara drejtësisë ish zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët politikë.

Menjëherë pas arrestimit të Metës, reagoi edhe Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së në Tiranë, kur u miratua reforma në drejtësi në 2016. Tashmë zyrtare në Këshillin Europian, Vlahutin shkroi se Reforma në drejtësi po funskionon në fuqi të plotë, dhe se nuk ka persona të paprekshëm. /vizionplus.tv

Read Entire Article