“Fratelli d’Italia konfirmon veten si partia kryesore italiane, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të fundit politike”.
Këtë e ka shkruar në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka postuar një foto ku ka bërë me dorë shenjën e fitores.
GRAZIE! 🇮🇹@FratellidItalia si conferma primo partito italiano, superando il risultato delle scorse elezioni politiche. pic.twitter.com/uYHHm4Nm6S
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) June 9, 2024
Në natën mes të dielës dhe të hënës, pas orës dy, Giorgia Meloni festoi rezultatin e mirë të partisë së saj në zgjedhjet evropiane, e cila doli e para me 28.8 për qind të votave.
Meloni tha: “Gjithsesi, në rastin tonë na panë që po vinim, por nuk mundën të na ndalonin”.
Më pas ajo u largua nga skena.
Ishte një referencë e qartë për frazën që tha Elly Schlein kur u zgjodh çuditërisht sekretare e Partisë Demokratike vitin e kaluar: “Ata nuk na panë të vinim as këtë herë”.
Giorgia #Meloni nella notte dopo la vittoria alle europee: “Ci hanno visto arrivare ma non sono riusciti a fermarci” #europeelection2024 #fdi pic.twitter.com/w1282k1qQI
— Nino Luca (@Nino_Luca) June 10, 2024
Është një lloj huazimi nga anglishtja, në të cilën shprehja “nuk e pa se po vjen” përdoret kur diçka ndodh papritur, pa u parashikuar. Meloni nënkuptoi se suksesi i “Vëllezërve të Italisë” konsiderohej i mundshëm, por palët e tjera nuk kishin si ta frenonin atë.
Teksa Meloni u largua nga skena, në sallë u dëgjua shprehja “përshëndetje Macron”, e shqiptuar nga deputeti i Fratelli d’Italia, Federico Mollicone. Partia e presidentit francez arriti një rezultat zhgënjyes në zgjedhjet evropiane.
Pas rezultatit, Macron u detyrua të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare./vizionplus.tv