Merr flakë shtëpia në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari

5 months ago 28
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër rreth orës 02:10 të mëngjesit të sotmë.

Policia thotë se në lagjen Zogaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Jakup Çotaj, 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Jakup Çotaj, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Dyshohet se shtëpia ka marrë flakë aksidentalisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./vizionplus.tv

Read Entire Article