Merr flakë stani në Vlorë, digjen 11 krerë bagëti të imëta, pronarja: Ishte i qëllimshëm

5 months ago 32

Vlorë- Një stan me bagëti të imta ka marrë flakë përgjatë mbrëmjes të së dielës në fshatin Babicë e Madhe. Si rrjedhojë e flakëve janë djegur 11 krerë, dhën, keca dhe qingja.

Pronarja e stanit, Mbarime Jonuzaj thotë se flakët janë të qëllimshme. Sipas saj stanit i është vendosur flaka pasi aty nuk kanë as energji elektrike dhe është e pamundur që të jetë aksidental.

Ajo shton se nuk dyshon tek askush pasi nuk kanë hasmëri me asnjë person

Zonja Jonuzaj deklaroi  se ndërhyrja e forcave të policisë dhe shërbimit zjarrëfikës ishte e menjëhershme.

E kanë ndihmuar edhe banorë të fshatit por pa mundur të shuajnë flakët. Dëmi sipas saj është vertet i madh dhe skanë mundësi t’i zëvendësojnë bagëtitë pasi me ato ushqeheshin.

Në banesë janë të vendosura edhe kamera sigurie të cilat kanë filmuar lëvizjet në zonë si dhe momentin e flakëve. Pamje filmike pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./vizionplus.tv

Read Entire Article