Dhjetëra-mijëra vetë u mblodhën sërish këtë fundjavë përreth Gjermanisë për të protestuar kundër ekstremit të djathtë.
Grumbullimi më i madh ndodhi në Hamburg, me pjesëmarrjen e mijëra demosntruesve.
Marshimi i sotëm, me rreth 30 mijë protestues, është i treti që kryhet në Hamburg që nga janari kur u zbulua në publik që Partia e djathtë AFD ishte në kontakte me grupe neo-naziste me të cilët po planifikonte të ndërmerrte akte dhune masive, si dhe deportimin e miliona migrantëve.