Milan/ Sot dita e Morata-s, sulmuesi i bashkohet kuqezinjve, tani Fullkrug dhe Samardzic

1 month ago 37
Reklamë

Milan më në fund bën një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës. Kuqezinjtë morën shërbimet e kapitenit të Spanjës, kampion i freskët i Europës Alvaro Morata.

Për 31-vjeçarin kuqezinjtë paguan tek Atletiko Madrid klauzolën prej 13 mln euro.

Sot është dita e tij në Milanelo në fakt.

Gjithçka ka nisur pak para mesditës me kryerjen e vizitave mjekësore një formalitet i nevojshëm, përpara se sulmuesi iberik të firmosë kontratën 4-vjeçare që e lidh me Milanin deri në 2028, për një fitim vjetor prej 4.5 milionë euro.

Morata kthehet në serinë A pasi ka luajtur në dy periudha tek Juventus, në moshë të re nga 2014-2016 dhe së fundmi në 2020-2022.

Ai e nisi karrierën në 2010 tek ekipi i dytë i Real Madrid, për të kaluar pastaj tek skuadra e parë e Los Blankos , dhe më tej veç Zonjës së Vjetër edhe Chelsea dhe Atletiko Madrid.

Me përfaqësuesen e tij ai ka luajtur 80 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola.

Te Milani ai zëvendëson veteranin e larguar tashmë Olivie Zhiru duke kënaqur kështu përgjysmë dëshirat e Paolo Fonsekes.

Trajneri portugez është i kënaqur me ardhjen e Moratës por dëshiron edhe një blerje tjetër në sulm, ndaj drejtuesit e klubit po nxitojnë në bisedat Për sulmuesin e Dortmundit Fylgruk si dhe britanikun Tami Ambraham të Romës.

Për këtë të fundit Milani mund të fusë në lojë edhe kartonin e Aleksis Salemakers, i cili në rastin më të keq ka treg në Angli me ekipe të interesuara si Leicester, Ipsuic apo Nontingem Forest.

Mirëpo kuqezinjtë  janë futur fort në aksion për të marrë edhe shërbimet e mesfushori serb të Udineses, Lazar Samarxhic.

Kërkesat e palëvizshme të Monaco prej 25 mln euro për kartonin e Fofana e kanë detyruar Milanin të përqendruar tek Samarxhic kartoni i të cilit nga Udinese mund të blihet për më pak se 20 mln euro.

Read Entire Article