Ministri Hasani takohet me shqiptarin që punon në aeroportin e Frankfurtit: Flet 7 gjuhë të huaja

5 months ago 27

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë foto me Albert Sulejmanin, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i cili prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit.

Hasani thotë se shembulli i tij na krenon për të gjithë ata djem e vajza kudo ku punojnë, duke u bërë ambasadorët shqiptarë në të gjitha portat ajrore të botës.

“Ky është Albert Sulejmani, bashkëkombasi ynë lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut, babai i një vajze të vogël, i cili flet 7 gjuhë të huaja e që prej vitesh punon në aeroportin e Frankfurtit”, u shpreh Hasani, në një postim në rrjetet sociale.

“E takoj sa herë ndaloj tranzit në këtë aeroport, gjatë udhëtimeve të mia të punës.

Me shqipen e tij të pastër, me mirësjelljen dhe kulturën e komunikimit, të bën të ndjehesh krenar për të gjithë ata djem e vajza kudo ku punojnë, duke u bërë ambasadorët shqiptarë në të gjitha portat ajrore të botës”, theksoi Hasani. /vizionplus.tv

Read Entire Article