Ministri Hasani uron 8 marsin: Krenar për gratë që përfaqësojnë vendin tonë globalisht! Mbështesim të drejtat e tyre sepse…

7 months ago 21

Ministri Igli Hasani ka uruar festën e 8 marsit me një video në rrjetet sociale.

Ai shprehet se i mbështet të drejtat e grave dhe vajzave për shumë arsye, e një ndër to sepse Shqipëria në 10 vitet e fundit ka një për ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza. Ai shprehet krenar gratë të cilat përfaqësojnë vendin tonë globalisht me profesionalizëm dhe përkushtim.

“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse…”

Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare. Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë.  Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;

Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë. Në polici  e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta.

Sepse eksperienca na ka treguar,  që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat”, shprehet ministri Hasani në video.

Ndërsa në mbishkrimin e videos ministri shkruan: Lufta për të drejtat e grave nuk ka të bëjë vetëm me barazinë, ka të bëjë me drejtësinë, dinjitetin dhe përparimin për të gjithë. Jam krenare që gratë sot mbajnë poste kyçe në shërbimin e jashtëm shqiptar dhe përfaqësojnë vendin tonë globalisht me profesionalizëm dhe përkushtim të pashoq. Shqipëria është një anëtare aktive e Grupit Feminist të Politikës së Jashtme dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të promovojmë dhe të përfshijmë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe më gjerë.

Fighting for women’s rights isn’t just about equality, it’s about justice, dignity, and progress for all.

I am proud that women today hold key positions in the Albanian foreign service and represent our country globally with unmatched professionalism and dedication.

Albania… pic.twitter.com/ABT6PyJTlq

— Igli Hasani (@IgliHasani) March 8, 2024

Top Channel

Read Entire Article