Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Helsinki, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit në një takim nga homologia e tij e finlandës, Elina Valtonen.
Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, zgjerimi i BE-së dhe sigurinë globale.
Shefi i diplomacise shqiptare vlerësoi mbështetjen e finlandës në rrugëtimin e vendit tone drejt anëtarësimit në BE, teksa ritheksoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.
Hasani zhvilloi gjithashtu një takim edhe me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. /vizionplus.tv