Ministri Igli Hasani vizitë në Shkup, nderime në bustin e Skënderbeut me rastin e 556 vjetorit të vdekjes

8 months ago 37
Reklamë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ka bërë nderime edhe me rastin e 556 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një postim në rrjetet sociale Hasani shkruan se shprehja e Skënderbeut “Bashkimi bën fuqinë”, nuk është vetëm porosia e tij më e madhe, por edhe përpjekja e shqiptarëve në çdo trevë.

Postimi i plotë:

Vizita në Shkup përkon me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësit të vlerave evropiane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Bashkë me Ali Ahmetin, Talat Xhaferrin, Bujar Osmanin, Artan Grubin e qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu përulëm me respekt figurës së njeriut që fitoi vlerësimin dhe respektin e ndërkombëtarëve.

“Bashkimi bën fuqinë”, nuk është vetëm porosia e madhe e Skënderbeut por kryefjala e përpjekjes së përditshme të shqiptarëve në çdo trevë.

Vizita në Shkup përkon me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësit të vlerave evropiane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Bashkë me Ali Ahmetin, Talat Xhaferrin, Bujar Osmanin, Artan Grubin e qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu përulëm me respekt… pic.twitter.com/3rLlrZhfOp

— Igli Hasani (@IgliHasani) January 17, 2024

/vizionplus.tv/

Read Entire Article