Minutat dramatike të të shtënave në shkollë, studentët tronditen nga masakra me 4 të vrarë në Georgia: Britma dhe ankth (VIDEO)

2 months ago 29

Të paktën katër persona u vranë pas të shtënave në një shkollë të mesme në Georgia, njoftoi rrjeti televiziv amerikan CNN.

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur.

Disa nga të plagosurit nuk janë qëlluar por janë plagosur duke u përpjekur të arratisen.

Një i dyshuar është arrestuar, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Barrow.

Shooting at Apalachee High School in Winder, Georgia…gross pic.twitter.com/J9h34bE7xA

— Steven Joseph (@Steviejoebrown) September 4, 2024

Sherifi Judd Smith nuk konfirmoi numrin e të vdekurve, duke thënë vetëm se kishte “shumë të lënduar”.

Një zëdhënës i Bordit të Shkollës Barrow tha se situata tani është nën kontroll dhe studentët janë duke u evakuuar.

Dëshmia tronditëse e studentit

ABC News raportoi dëshminë e një studenti, Sergio Caldera, i cili ishte në laboratorin e kimisë kur dëgjoi të shtënat. 17-vjeçari tha se mësuesja hapi derën dhe një mësues tjetër vrapoi për t’i thënë që ta mbyllte sepse “ka një person të armatosur”.

Ndërsa nxënësit dhe mësuesit ishin fshehur në sallë, dikush trokiti fort në derë dhe bërtiti disa herë për ta hapur.

At least one dead, multiple injured, and one suspect in custody after mass sh**ting at a Georgia High School today.

Please pray. pic.twitter.com/aI6yrE11vo

— snowflake.tears (@snowflaketearss) September 4, 2024

Kur goditjet u ndalën, Caldera dëgjoi më shumë të shtëna dhe britma. Më vonë nxënësit u evakuuan nga klaa dhe u larguan në fushën e futbollit të shkollës. Pamjet e transmetuara nga helikopterët e stacionit televiziv tregojnë disa ambulanca jashtë kompleksit të shkollës.

FBI dërgoi agjentë në shkollë, tha një zëdhënëse, Jenna Selito. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden ishte informuar për incidentin dhe administrata e tij “do të vazhdojë të koordinojë veprimet e saj me zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë”.

Tiroteo en un instituto en el estado de Georgia dejó al menos cuatro muertos y decenas de heridoshttps://t.co/n34wORnPWX

— Telemundo (@TelemundoUY) September 4, 2024

Gjatë 20 viteve të fundit, SHBA ka parë qindra sulme me armë në shkolla dhe universitete, më e keqja prej të cilave ishte në Virginia Tech në 2007, ku u vranë 30 njerëz.

Terrorists have shot at least four people at Apalachee High School in the US state of Georgia.

How many more lives must be lost before we are heard? Why is this information being silenced?
‼️‼️‼️Check out the documentary “The IMPACT”!#wednesdaythought pic.twitter.com/mKYDi2cNq4

— Zofia Nowak (@ZofiaNowakk304) September 4, 2024

Read Entire Article