Mira Murati tregon pyetjen epike që mamaja e saj i bëri ChatGPT

2 months ago 35

Shefja e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati ka ndarë me ndjekësit një moment humori me mamanë e saj. Murati ka treguar se cila ka qenë pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT pasi e kishte kuptuar se si funksiononte.

Në një intervistë në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati, tregoi se nëna e saj pyeti ChatGPT-në se: “Kur do të martohet Mira?”

Madje ka qenë motra e saj që i ka shpjeguar se si funksionon Inteligjenca Artificiale dhe se mund ta pyeste për gjithçka edhe në shqip. “Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale”, ka thënë motra me humor.

Kjo pjesë e intervistës e publikuar fillimisht në rrjetin social X, ndërsa tashmë është bërë virale kudo në rrjetet sociale. Madje një komentues e ka cilësuar si “Biseda më tipike me një nënë shqiptare.”

Lidershipi i Muratit është vlerësuar nga drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike, përfshi edhe Satya Nadella, CEO i Google.

Read Entire Article