Miratohet rezoluta për Gazën, SHBA: Izraeli dhe Hamasi të zbatojnë planin pa kushte

5 months ago 21

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara  miratoi rezolutën për mbështetjen e një plani i cili ka për qëllim fundin e luftës në Rripin e Gazës.

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës mori 14 vota pro, një kundër, ndërsa Rusia abstenoi.

Marrëveshja e propozuar nga Joe Biden në fund të majit parashikonte faza. E para do të ishte një armëpushim gjashtëjavor, e dyta kthimi i pengjeve të mbetur dhe e treta një plan rindërtimi për Gazën.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit i bën thirrje Hamasit të pranojë planin dhe i kërkon Izraelit dhe grupit militant që “të zbatojnë plotësisht kushtet pa vonesë ”.

Kjo është rezoluta e parë e miratuar nga këshilli që mbështet një plan specifik armëpushimi.

Megjithatë, Izraeli thotë se do të pajtohet vetëm me ndërprerje të përkohshme të luftës derisa Hamasi të mposhtet plotësisht. Ndërsa militantët këmbëngulin se nuk do ta pranojnë një armëpushim, i cili nuk ofron garanci se lufta do të përfundojë. /vizionplus.tv

Read Entire Article