Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Memaliaj.
Një mjet i tonazhit të rëndë, që shërbente për shpimi për nxjerrjen e ujit është përmbysur dhe ka zënë poshtë shoferin.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 50-vjeçari me iniciale L.N.
“Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv