Molotov e përplasje para Bashkisë, opozita: Erion Veliaj i zhytur në korrupsion, të largohet!

6 months ago 19

Me përplasje fizike dhe hedhje molotovësh është shoqëruar edhe kjo protestë e së premtes përpara Bashkisë së Tiranës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi protestën, po pjesëë e saj u bënë edhe këshilltarë bashkiakë të opozitës, përfaqësues të Rithelemelimit dhe të Lartisë së Lirisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa po mbaheshin fjalimet, tubuesit sulmuan sërish me molotovë dhe sende të forta godinën e Bashkisë.

Belind Këlliçi tha se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Erion Veliajt.

Një tjetër përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë ndodhi kur disa nga Këshilltarët Bashkiakë tentuan të futeshin brenda godinës. Tedi Blushi arriti që të kalonte kordonin metalik dhe të qëndronte mes policëve me flamurin kombëtar në duar.

Protestuesit i kërkuan policisë që të tërhiqej dhe të lironte hyrjen për në bashki. Gjatë këtij momenti disa qytetarë arritën që të çanin kordonin me barrierat metalike të vendura për perimetrin e sigurisë.

Në përfundim të protestës, hetuesit e policisëë nisën inspektimin në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe identifikimin e personave që ushtruan dhunë dhe hodhën molotov.

Më herët blutë e Tiranës arrestuan edhe dy persona të tjerë që ishin shpallur në kërkim në lidhje me protestën e datës 19 prill./vizionplus.tv/

Read Entire Article