Momenti i shumëpritur erdhi, starton ‘Euro 2024’/ Spektakël i garantuar në Mynih, formacionet zyrtare të sfidës hapëse Gjermani-Skoci

4 months ago 8

Momenti që të gjithë e kemi pritur me padurim më në fund erdhi, Kampionati Europian starton sonte me takimin hapës, Gjermani-Skoci.

Ndeshja e parë, që hap siparin e një turneut me 51 takime në total, dhe që do të mbyllet me finalen e madhe të Berlinit me datë 14 korrik.

“EURO 2024” starton mbrëmjen e sotme me takimin Gjermani-Skoci në “Munich Football Arena”, ku spektakli pritet të mos mungojë.

“Die Mannschaft”-ët pritet t’i lënë pas zhgënjimet e kompeticioneve të fundit dhe të jenë pretendent në tokën e tyre, teksa do të kërkojnë që të gëzojnë publikun e vetë me një fitore.

Gjermania pritëse vjen më e karikuar se asnjëherë. Ky është eventi i parë madhor pas 18 vitesh që zhvillohet në tokën gjermane. I fundit ishte ai i vitit 2006, ku pa Italinë me Karnavaron kapiten, që ngriti në qiellin e Berlinit, Kupën e Botës numër 4 për “axurrët”. Gjermanët nuk ishin të zotë ta fitonin kompeticionin atëherë para publikut tyre, por duan që atë ëndërr ta realizojnë këtë vit, me një grup ku kombinohet eksperienca dhe talenti. Sot është etapa e parë, ku ata duhet t’i përgjigjen rezultateve kryesisht negative të kohëve të fundit, dhe t’i tregojnë të gjithëve se përse quhen Gjermania.

Nga ana tjetër, “Armata e Tartanëve” synon që të jetë një nga surprizat e këtij Europiani dhe duan që ta tregojnë veten që në takimin hapës kundër organizatorëve.

Kualifikim historik ishte edhe për Skocinë. Një kombëtare e fortë, që gjithmonë ka luajtur nën hijen e të mëdhenjve britanik, Anglisë. Me një udhëheqës si MekTomini dhe me suportin e tifozëve të mrekullueshëm skocez, që do jenë krahu i djathtë i ekipit, Skocia tenton të shkruajë historinë dhe të mposht Gjermaninë.

GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Gundogan (C), Musiala, Wirtz, Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann

SKOCIA: Gunn, Hendry, Porteous, Tierney, Ralston, McGregor, McTominay, Robertson (C), Christie, McGinn, Adams.

Trajner: Steve Clarke

Read Entire Article