Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.
Dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 6 personave.
Katër prej të plagosurve janë gra, të cilat udhëtonin me autoveturën.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv