Moti i keq/ Qindra familje në juglindje mbeten pa energji elektrike, bllokohen rrugët në zonat e thella malore

8 months ago 15
Reklamë

Edhe ditën e sotme mungon energjia elektrike në disa fshatra të juglindjes së vendit.

Nga ana e OSSHE bëhet me dije se 150 familje të fshatrave të njësise administrative Lekas në bashkinë e Korçës janë pa energji.

Pa energji elektrike janë edhe 169 familje në 5 fshatra të njësisë administrative Dardhas në Bashkine e Pogradecit.

170 familje janë pa energji elektrike dhe në fshatra të bashkisë së Kolonjës që furnizohen nga fidri 2 i nënstacionit të Ersekës.

Pa energji elektrike janë tre fshatra në Moglicë të bashkisë së Maliqit ndërkohë që probleme te shkëputjes së energjisë elektrike gjatë orëve të fundit ka patur dhe në fshatra të njësisë administrative Vithkuq dhe Bulgarec të bashkisë së Korçës.

E rëndë paraqitet situata në akset e rrugëve të zonave të thella malore aty ku ndërmarrjet e shërbimeve të bashkive janë duke punuar për normalizimin e kësaj situate ndërkohë që drejtuesve të mjeteve u kërkohet të kenë mjetet e tyre të pajisura me zinxhirë.

Te gjitha rrugët nacionale përfshi dhe ato të fshatrave turistike Dardhë, Voskopojë e Vithkuq janë të kalueshme pa probleme./vizionplus.tv

Read Entire Article