Moti për ditën e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë të larta

3 weeks ago 39
Reklamë

E Diel 25 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 10  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     19/35°C

– Zonat e ulëta      20/39°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 25 Gusht 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –20°C në mëngjes deri në 33°C –35°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë 26 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura reshje shiu lokale ne juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 7  m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     17/32°C

– Zonat e ulëta      19/37°C

– Zonat bregdetare 22/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Read Entire Article