Municion luftarak, kallashnikov dhe dr*gë, arrestohen 2 persona në Sarandë

5 months ago 32
Reklamë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për armembajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacioneve të koduara, “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

Gjatë operacionit “Strike 11”,në Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit “Strike 12”,në Ksamil, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article