Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka mohuar që vendet anëtare të NATO-s të jenë dakordësuar për të dërguar trupa në Ukrainë. Ai mohoi deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se të hënën pritet që trupat e NATO-s të vendosen në Ukrainë për të luftuar kundër atyre ruse.
‘Britania nuk po planifikon një islokim në shkallë të gjerë të trupave në Ukrainë përtej numrit të vogël të njerëzve që janë tashmë atje për të mbështetur ushtrinë ukrainase”, tha Sunak.
Lexo edhe :
Related Posts
Deklarata e Macron ngjalli reagime të shumta që e përgënjeshtruan deklaratën e tij. Ishte kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili përgënjeshtroi i pari këto deklarata, ndërsa më vonë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz mohoi që vendet e NATO-s të kenë bërë një pakt të tillë.
Nga ana tjetër, Kremlini njoftoi se Rusia do t’i shpallë luftë perëndimit nëse trupat e NATO-s vendosen në Ukrainë/vizionplus.tv/