“NATO shpëtoi popullin në Kosovë”, editoriali i Kurtit në SHBA: Kërcënimi i një liufte në Europë, real! Vuçiç…

2 months ago 17
Reklamë

“Mos dyshoni në NATO-n, pasi kjo aleancë e shpëtoi popullin në Kosovë”. Me këtë thirrje, kryeministri Albin Kurti, u është drejtuar lexuesve amerikanë të medias New York Times, që janë pak skeptikë për aleancën e fuqishme. Përmes një opinioni, shefi i qeverisë së Kosovës thekson se sa jetik është roli i NATO-s për vendin e tij, duke marrë si shembull kërcënimet në rritje dhe sulmin terrorist serb në Banjskë.

“Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë: Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë një kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë”, shkruan Kurti.

Kurti thekson se Serbia, nën drejtimin e Aleksandër Vuçiç, ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Në anën tjetër, Kosova ka mbetur si një ndër shtet më pro-perëndimor në rajon.

“Një çerek shekulli pas ndërhyrjes së saj, roli i NATO-s në Kosovë dëshmon se organizata është më vendimtare se kurrë”, thekson kryeministri. Ai shton se Kosova dhe anëtarët e aleancën ruajtën me sukses paqen. “Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, ne po përballemi sërish me luftë dhe kërcënime lufte në Evropë. Këtu, paqja mbështetet vetëm nga aftësia jonë për ta mbrojtur atë kur sfidohet drejtpërdrejt, dhe kërcënimi i një sfide të tillë është më real se kurrë”, përfundon opinionin kryeministri Kurti.

Read Entire Article